- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Lajmet dhe ngjarjet
- THIRRJE PËR APLIKIM Mision Biznesi B2B në Lausanne, Zvicër 27–30 Tetor 2026
Lajme 14.09.2026
THIRRJE PËR APLIKIM Mision Biznesi B2B në Lausanne, Zvicër 27–30 Tetor 2026

SHPDK, në kuadër të projektit GROW, të financuar nga Sida dhe të zbatuar nga Swisscontact, organizon një mision biznesi në Lausanne, me qëllim krijimin e lidhjeve konkrete tregtare dhe mundësive të reja të bashkëpunimit me blerës dhe partnerë zviceranë.
Thirrja u drejtohet kompanive kosovare nga:
• Përpunimi i drurit dhe mobiljet
• Shtëpitë e parafabrikuara
• Përpunimi i metaleve
• Veshmbathja dhe tekstili shtëpiak
Programi përfshin takime B2B, networking dhe vizita në kompani zvicerane.
Afati për aplikim: 20 SHTATOR 2026
Aplikoni përmes formularit online https://forms.gle/syBaCbgCtrY9DsQn6 dhe bëhuni pjesë e këtij misioni për të krijuar kontakte të reja dhe për të zhvilluar mundësi bashkëpunimi në tregun zviceran.
Për informacione: eventib2bzvicer@gmail.com