Kalo te përmbajtja
SHPDK

Bordi

  • Kreshnik Shehu

    Kreshnik Shehu

    kryetar i bordit të SHPDK

    SHEHU është një nga kompanitë me historinë dhe përvojën më të gjatë në sektorin e zdrukthtarisë në Kosovë. Produktet kryesore të kompanisë janë shkallët prej druri, tavolina, dyer të jashtme dhe pjesë specifike të interierit të bredshëm për shtëpi dhe ambiente tjera hoteliere apo zyra pune. Produktet tona janë superiore dhe ekskluzive dhe kërkohen kryesisht nga një klientelë e veçantë në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
  • Miftar Veseli

    Miftar Veseli

    nënkryetar i bordit të SHPDK-së

    Albed është kompani e mobiljeve e themeluar në vitin 1992. Specializohet në prodhimin e kuzhinave, garniturave për dhoma te ndejes, mobiljeve kontraktuale (hoteleve) dhe dyer. Ne ofrojmë produkte cilësore dhe moderne për të plotësuar nevojat e klientëve tanë. Me një theks të veçantë në dizajn dhe funksionalitet, koleksionet tona përfshijnë kombinimin e teknologjisë së fundit me estetikën klasike.
  • Mentor Ademi

    Mentor Ademi

    anëtar i bordit të SHPDK

    DOQI është kompani familjare nga Kosova, e themeluar në vitin 1992, që operon në industrinë e mobilieve dhe produkteve për prodhuesit e mobilieve. Me një portofol prej mbi 4,000 produkteve dhe zgjidhjeve, si dhe me prodhimin e saj të dyshekëve, DOQI është e orientuar drejt cilësisë, diversifikimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm. Kompania eksporton produktet e saj në tregjet evropiane dhe synon të forcojë më tej praninë e saj ndërkombëtare.
  • Erblin Tabaku

    Erblin Tabaku

    anëtar i bordit të SHPDK

    Mebelstil SH.P.K. është një biznes familjar me një traditë mbi gjashtëdekadëshe në industrinë e mobilieve dhe përpunimit të drurit, i themeluar në vitin 1958. I trashëguar ndër breza, biznesi sot udhëhiqet nga gjenerata e tretë e familjes, duke ruajtur përvojën dhe vlerat e ndërtuara ndër vite. Produktet kryesore të kompanisë përfshijnë kuzhina, dhoma gjumi dhe zgjidhje të kompletuara të interierit për shtëpi, hotele dhe restorante.
  • Shkëlqim Ajazaj

    Shkëlqim Ajazaj

    anëtar i bordit të SHPDK

    VATËR1954 është kompani me traditë familjare që daton që nga viti 1954, e specializuar në prodhimin e dritareve prej druri dhe dru-alumini. Nën drejtimin e Shkëlqim Nazim Ajazajt, kompania është orientuar drejt eksportit dhe projekteve të personalizuara për tregjet evropiane dhe amerikane. VATËR1954 ndërthur mjeshtërinë tradicionale të drurit me dizajnin bashkëkohor, cilësinë dhe zgjidhjet inovative për arkitekturën moderne.
  • Valjet Gërguri

    Valjet Gërguri

    anëtar i bordit të SHPDK

    Treventi Doors është kompani kosovare e specializuar në prodhimin e dyerve të brendshme. Me imagjinatën si lëndë të parë, ajo krijon dyer që i japin hapësirës karakter, me elegancë të përmbajtur dhe kujdes për çdo detaj. Filozofia e saj ndërthur krijimtarinë me përkushtimin ndaj klientit, duke i dhënë të njëjtën rëndësi cilësisë, besimit dhe mbajtjes së premtimeve.
  • Natyra Zuna

    Natyra Zuna

    anëtare e bordit të SHPDK

    Candeo është kompani kosovare me mbi 10 vite përvojë në treg në prodhimin e mobilieve dhe kuzhinave.
    Kompania ka zhvilluar kapacitete të qëndrueshme prodhuese, me fokus në cilësi, funksionalitet dhe dizajn bashkëkohor. Njëkohësisht, Candeo investon vazhdimisht në teknologji moderne, digjitalizim dhe automatizim të proceseve të prodhimit dhe menaxhimit, me synim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të saj.
  • Agim Shoshi

    Agim Shoshi

    anëtar i bordit të SHPDK

    FORUM SH.P.K. është kompani e specializuar në shitjen dhe furnizimin e industrisë së drurit me iverica, MDF, kompakt dhe aksesorë për mobilie. Kompania është e vetmja e autorizuar në Kosovë për distribuimin e produkteve të brendit ndërkombëtar KASTAMONU, duke ofruar materiale cilësore për prodhuesit e mobilieve. Në vitin 2022, aktiviteti u zgjerua përmes themelimit të FORUM SERVICE SH.P.K., e fokusuar në prodhimin e kuzhinave dhe mobilieve për dhoma gjumi.
  • Suzana Harxhi

    Suzana Harxhi

    anëtare e bordit të SHPDK-së

    Bizzarro Kuzhina është një kompani e specializuar në përpunimin e drurit dhe prodhimin e kuzhinave, dhomave të fjetjes dhe mobilieve kontraktuale për hotele, bare dhe restaurante. Si kompania e parë në sektor e themeluar nga një femër, Bizzarro përfaqëson një kombinim të inovacionit, profesionalizmit dhe vizionit bashkëkohor. Kompania dallohet për cilësi premium, dizajn unik dhe standarde të larta, duke krijuar hapësira që mishërojnë funksionalitetin, elegancën dhe prestigjin.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në